Glaukoma eshte nje semundje qe karakterizohet nga demtimi i nervit te pamjes (optik) . Shkaktari ne shumicen e rasteve eshte tensioni i larte i syrit , ndaj dhe shpesh pacientet nuk thone “ kam glaukome” por “ kam tension syri’.
Ndërkohë duhet ditur qe Glaukoma ndodh edhe kur tensioni i syrit mund te jete normal ose brenda normes.
Tensioni i syrit vlersohet si normal kur ai eshte midis vlerave 10-21 mm Hg.
Ashtu si vlerat mbi 21mmHg konsiderohet faktor rreziku per glaukomen ashtu ka edhe individë që jetojnë për vite me radhë me hipertension okular dhe nuk zhvillojnë kurrë glaukomë .
Pasojat e glaukomes jane katastrofike kur ajo nuk kurohet, por nese glaukoma ndiqet dhe trajtohet ajo eshte nje semundje me pasoja te parandalueshme.
Glaukoma ndryshe është quajtur dhe ‘hajduti i padukshëm/i heshtur i shikimit’ për shkak se humbja e shikimit ndodh gradualisht dhe pa kuptuar. Humbja e shikimit është e parikthyeshme kështu që trajtimi që bëhet pas zbulimit të patologjisë synon thjesht parandalimin e dëmtimeve të mëtejshme.
Në mbarë botën glaukoma është shkaku i dytë i verbërisë pas kataraktit
SHKAQET E RRITJES SE TESNIONIT TE SYRIT
SI MATET TENSIONI I SYRIT :
Tonometri eshte nje pajisje e thjeshte e cila ben matjen e tensionit te syrit. Matja e tensionit te syrit behet ulur ne kabinetin e egzaminimit te mjekut.
KUR I THEMI PACIENTIT SE KA GLAUKOME :
TRAJTIMI ose KURIMI
Mjekimi me ilace me pika : shumica e pacienteve me glaukome kurohen duke hedhur cdo dite ilace me pika ne sy.
Lazer Trabekuloplasti ose iridotomi :procedure e thjeshte ne kushte ambulatore
Kirurgjia : kur syri behet i pandjeshem ndaj mjekimit me pika atehere rradhen e ka kirurgjia me lazer.