Syri dembel (Ambliopia)

Etharums ser quidem rerum facilis dolores nemis omnis fugats vitaes nemo minima rerums unsers sadips amets.

Syri dembel (Ambliopia)

Ambliopia është një term mjekësor i përdorur kur shikimi në njërin sy është i reduktuar sepse syri dhe truri nuk punojnë sëbashku në mënyrën e duhur. Vetë syri duket normal, por nuk përdoret siç duhet sepse truri është duke favorizuar syrin tjetër. Kjo gjendje gjithashtu emërtohet si “syri dembel”.

Çfarë është ambliopia?

Truri dhe sytë punojnë sëbashku për të prodhuar shikimin. Syri e fokuson dritën në pjesën e pasme të tij që quhet retinë. Qelizat e retinës pastaj krijojnë sinjalet nervore që udhëtojnë përgjatë nervit optik në tru. Ambliopia është një term mjekësor i përdorur kur shikimi në njërin sy është i ulur për shkak se ai dështon të bashkëpunojë në mënyrën e duhur me trurin. Vetë syri duket normal por për arsye të ndryshme truri favorizon syrin tjetër. Kjo gjendje ndonjëherë emërtohet si syri dembel.

Sa e shpeshtë është ambliopia?

Ambliopia është shkaku më i shpeshtë i dëmtimit të shikimit tek fëmijët, duke patur 2 deri në tre raste në 100 fëmijë. Kur nuk trajtohet në mënyrë të suksesshme në fëmijëri të hershme, ambliopia zakonisht persiston edhe në moshë të rritur. Është gjithashtu shkaku më i zakonshëm i dëmtimit mono-okular(vetëm në njërin sy) të shikimit tek të rinjtë dhe tek të rriturit në moshë të mesme.

Çfarë e shkakton ambliopinë?

Ambliopia mund të rezultojë nga çdo gjendje që parandalon syrin të fokusohet qartësisht. Ambliopia mund të shkaktohet nga moskoordinimi i të dy syve —një gjendje që quhet strabismus. Në strabismus, sytë mund të anojnë nga brenda/medialisht (esotropia) ose nga jashtë (exotropia). Ndonjëherë, ambliopia shkaktohet nga një perde në pjesën e përparme të syrit, një gjendje që quhet katarakt.
Një shkak i zakonshëm i ambliopisë është paaftësia e njërit sy për tu fokusuar po aq mirë sa dhe syri tjetër. Ambliopia mund të ndodhë kur njëri sy është më miop (dritëshkurtër), më hipermetrop (largpamës,presbit) ose ka më shumë astigmatizëm. Këto terma i referohen aftësisë së syrit për të fokusuar dritën në retinë.

Hipermetropia ose hiperopia ndodhin kur distanca nga pjesa e përparme e syrit deri tek pjesa e pasme është shumë e shkurtër. Sytë që janë hipermetrop kanë tendencën të fokusohen më mirë në një distance më të largët dhe kanë më shumë veshtirësi me objektet që janë afër.

Miopia ndodh kur distanca e pjesës së përparme të syrit nga pjesa e pasme është më e madhe seç duhet. Sytë miop fokusohen më mirë në objektet e afërta.

Sytë me astigmatizëm kanë veshtirësi të fokusohen në objektet që janë afër dhe larg për shkak të formës së parregullt të syve.

Si trajtohet ambliopia tek fëmijët?

Trajtimi i ambliopisë përfshin nxitjen e fëmijës që të përdorë syrin me shikim më të dobët. Ka dy mënyra të trajtimit të ambliopisë:

Mbyllja e syrit të shëndetshëm/Patching

Syri më i fuqishëm mbyllet me fasho të posaçme për javë deri dhe muaj të tërë. Kjo terapi e detyron fëmijën që të përdorë syrin që është dembel. Mbyllja e syrit stimulon shikimin në syrin më të dobët dhe ndihmon që pjesët e trurit të përfshihen në zhvillimin e shikimit në mënyrë më të plotë.
Një studim ka treguar se mbyllja e syrit të shëndetshëm në rastet me ambliopi të moderuar për dy orë në ditë funksionon po aq mirë sa edhe mbyllja për gjshtë orë çdo ditë. Mbyllja e syrit për një kohë më të shkurtër çon në një kompliancë më të mirë të trajtimit dhe përmirëson cilësinë e jetës për fëmijët me ambliopi. Megjithatë, një studim i kohëve të fundit tregoi që fëmijët tek të cilët ambliopia persistoi pavarsisht mbylljes së syrit për dy orë çdo ditë, mund të përfitonin nëse kjo kohë zgjatet për gjashtë orë çdo ditë.
Më parë profesionistët e kujdesit të syrit mendonin që trajtimi i ambliopisë do të kishte benefite të pakta për fëmijët më të rritur. Megjithatë, rezultatet nga një studim klinik treguan se shumë fëmijë nga mosha 7 deri 17 vjeç përfitonin nga trajtimi i ambliopisë. Ky studim tregoi se mosha vetë nuk

Atropina

Një pikë e një medikamenti të quajtur atropine hidhet në syrin më të fuqishëm që të mjegullojë shikimin aty përkohësisht në mënyrë të tillë që fëmija të përdori më shumë syrin dembel veçanërisht kur fokusohet në objektet e afërta. Një studim ka treguar se pikat e atropinës në sy funksionojnë po aq mirë sa edhe mbyllja e syrit. Pikat e atropinës janë ndonjëherë më të lehta për tu përdorur nga pacientët dhe fëmijët.

A mund të trajtohet ambliopia tek të rriturit?

Studimet janë të kufizuara dhe shkencëtarët nuk e dinë akoma shkallën e suksesit të trajtimit të ambliopisë tek të rriturit. Në 7 deri 10 vjetët e para të jetës sistemi i shikimit zhvillohet me shpejtësi. Lidhje të rëndësishme midis syrit dhe trurit krijohen gjatë kësaj periudhe të rritjes dhe zhvillimit. Shkencëtarët janë ende duke eksploruar nëse trajtimi për ambliopinë tek të rriturit mund ta përmirësojë shikimin.